Historia Jone
Jufka GEO është një emër i njohur në prodhimin dhe shpërndarjen e jufkave tradicionale të Dibrës, me një përvojë mbi 10 vjeçare në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar. E themeluar me pasion për ruajtjen e shijes autentike dhe trashëgimisë kulinare shqiptare, Jufka GEO sjell në tryezat tuaja një produkt 100% natyral, të përgatitur sipas recetave të vjetra dibrane. Kombinimi i traditës, cilësisë dhe përkushtimit na ka bërë zgjedhjen e parë të mijëra familjeve në mbarë Shqipërinë dhe jashtë saj. Produktet tona janë të përgatitura me miell cilësor, vezë të freskëta dhe pa asnjë konservues apo aditiv, për të garantuar një shije të vërtetë dhe të shëndetshme.